Për herë të parë zgjidhet Miss Bota me Karrige me Rrota
09/10/2017 - 19:03 Nga: Alba Kekezi

Në Poloni është organizuar për herë të parë, konkursi “Miss Veelchair” për të zgjedhur  femrën më të bukur në botë në karrige më rrota. Studentja e psikologjisë nga Bjellorusia , Aleksandra Chichikova u kurorëzua si Miss Bota në mbrëmjen e gala, organizuar në Varshavë në ndërgjegjësim të publikut për përsonat me aftësi të kufizuara.

“Aftësia e kufizuar nuk është një pengesë për të zgjedhur femrën më të bukur në botë” ishte kjo motoja e organizatorëve të konkursit “Miss Veelchair”.

Konkursi, i parë i këtij lloji në shkallë globale për të ndërgjegjësuar opinionin publik ndaj personave me aftësi të kufizuara, ka zgjedhur në Varshavë femrën më të bukur në botë, në karrige me rrota.

Mbrëmja gala mblodhi 24 femra nga 19 vende të ndryshme të botës.

Konkurrentet realizuan paradat e tyre në skenë dhe performanca kërcimi të ndihmuara nga shoqëruesit përkatës duke përcjellë emocione për publikun.

Ato veshën kostumet kombëtare të vendlindjes së tyre dhe vallëzuan me fustane mbrëmjeje me partnerët e skenës.

Organizatorët e këtij eventi thanë se synimi i tyre është që të ndryshohet perceptimi për personat me aftësi të kufizuara dhe se cdo femër në karrige me rrota ka të drejtë të ndihet e bukur dhe e lirë. Ata nënvizuan gjithashti se qëllimi konkursit “Miss Wheelchair World” është integrimi i komuniteteve me aftësi të kufizuara nga vende të ndryshme të botës, për të lehtësuar nevojat dhe kontaktet mes tyre dhe për tu njohur me kultura të ndryshme.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë