Picierë do mbeteni pa punë, së shpejti picat nga robotët
11/10/2017 - 22:35

Robotët mund të rrezikojnë punë të mëdha në të ardhmen pasi shkencëtarët krijojnë cdo ditë versione të ndryshme të tyre.

Këtë herë, Zume Pizza e themeluar në 2015 përdor inteligjencën e robotëve për të krijuar pica me shpejtësi. Ato funksionojnë me makineri për të shtypur brumin, për të hedhur salcën dhe produktet e tjera.

Mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë rreth këtyre teknikave, që mund të pushtojnë shumë shpejt tregun duke lënë pas të gjithë punëtorët e picave. Akoma nuk është aprovuar që këta robotë të dalin në treg, por nëse shija e picës që bëjnë është aq e mirë sa teknika mund të shohim një zëvendësim.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter