Punoi 159 orë jashtë orarit të punës, vdes gazetarja
06/10/2017 - 14:05

Një gazetare nga Japonia ka vdekur për shkak të orarit të zgjatur të punës.

Miëa Sado, nga Japonia, ka humbur jetën në korrik të 2013 dhe pas ekspertizave është ka rezultuar se ka pësuar atak në zemër si pasojë e punës së tepërt.

31-vjeçarja ishte gazetare për transmetuesin publik NHK dhe gjatë asaj periudhe ka punuar 159 orë jashtë orarit vetëm me 2 ditë pushime për 1 muaj.

Ajo mbulonte fushën politike dhe 3 ditë përpara vdekjes po mbulonte fushatën elektorale  në Tokio.

Vdekja e saj siguron dëshmi të kushteve ekstreme të punës që shumë punonjës durojnë në Japoni.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento