Rikthehen pamjet e aktorit të Game of Thrones, ‘adhuron’ përdhunimin e femrave
12/10/2017 - 17:59

Një video e vjetër e aktorit Jason Momoa duke deklaruar se ai e adhuron rolin e tij në filmin ‘Game of Thrones’ pasi e lejon të përdhunojë femrat e bukura ka marrë përsëri vëmendjen e të gjithëve.

Pamjet u kujtuan pas historisë të producentit Harvey Weinstein që abuzon me pozicionin e tij duke i kërkuar femrave seks në këmbim të karrierës.

Në vitin 2011, teksa qëndronte në panelin e San Diego, aktori tha: “Sa i përket shkencës dhe fantazisë, shkojnë si zhaner pasi ka kaq shumë gjëra që mund të bëni, si përdhunimi i grave të bukura.”

Kjo gjë shkaktoi shumë të qeshura, por ka filluar të komentohet si vendim i tij për të mbështetur dhunën ndaj femrave.

Ndërkohë shumë emra të hollivudit si Angelina Jolie, Ashelu Judd dhe Rose McGowan kanë akuzuar Weinstein për abuzimin e tij ndaj femrave për disa dekada.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter