Rrihen me kamxhik për t’u shëruar nga “ligësitë”
06/10/2017 - 14:45

Pamjet tronditëse kanë kapur gratë indiane, të cilat janë rrahur publikisht gjatë një ritualit të çuditshëm për t’i çliruar ato nga “frymërat e liga”.

Çdo vit rreth 2.000 gra vrapojnë për pesë orë që të futen në tempullin e lashtë Achappan në Trichy, India jugore.

Ato gjunjëzohen në tokë për t’u goditur në mënyrë të egër nga një prift.

Shumë njerëz tronditen dhe vuajnë nga dhimbja, ndërsa anëtarët e familjes së tyre shohin, duke shpresuar se do të shërohen.

Një vajzë e shkollës Vishakha, e cila ishte përgatitur për t’u ulur në radhë nga prindërit e saj, tha: “Prindërit e mi mendojnë se unë jam e pushtuar nga djalli sepse nuk tregoj interes për studimet e mia”.

“Tani shokët e mi do të qeshin me mua kur të shohin shenjat e kamxhikut që unë do të marr pasi të ndiqja një festival për të kuruar çrregullimet mendore”, bërtiti vajza e re.

Një prift këmbënguli që fshikullimi nuk ishte një krim, duke shtuar: Është një besim i të devotshmëve dhe praktika është një traditë e lashtë. Ne nuk mund të ndryshojmë. ‘

Disa gra të moshuara janë dakord me priftin dhe besojnë se fshikullimi do t’i shërojë ato.

Një 60-vjeçar tha: ‘Një tufë lulesh këtu shëron të gjitha sëmundjet fizike apo mendore. Unë kam ardhur në tempull dekadën e kaluar dhe jam shëruar nga sëmundja ime. Unë kam besim të madh tek rrahja”.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter