Sfida solare, gara transkontinentale me makina diellore
08/10/2017 - 13:07

Makinat me energji diellore nga më shuë se 30 vende anembanë btës janë filluar një garë prej 3000 km nga Darvini në Adelaide, nga veriu në jug në të gjithë qendrën e Australisë. Ky vit shënon 30 vjetorin e konkursit.

Ekipet në Sfidën Diellore Botërore janë të përbërë nga studentë të cilët kanë ndërtuar vetë makinat. Përpara zhvillimit të garës të shtunën konkurentët bënë disa provime.

Rregullat e garës janë mjaft të sakta. “Bazuar në nocionin se një makinë 1000 W e përfundon udhëtimin për 50 orë, makina diellore lejohet të përdorin 5 kW të energjisë së ruajtur. Të gjitha energjitë e tjera vijnë nga dielli ose energjia kinetike e automjetit,”-shprehen organizatorët.

Sapo ekipet të largohen nga Darvinia, ata duhet të udhëtojnë deri sa të munden çdo ditë deri në orën 17:00 dhe bëjnë kamp në shkretëtirë në çfarëdolloj vendi që të ndodhen.  Ekzistojnë shtatë pika të detyrueshme përgjatë rrugës së garës.

Në pikat e kontrollit, vetëm lejohet të rregullohet vetëm presioni gomave dhe të bëhet pastrimi mbeturinave nga automjeti. Ekipet më të shpejta pritet të arrijnë në Adelaide në South Australia të enjten.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento