Si të dekoroni vazot e luleve në një mënyrë shumë të thjeshtë
15/06/2017 - 13:12

Të  apasionuarit pas luleve dëshirojnë që përveç tyre të kënë edhe vazo të dekoruara bukur.  Mendoni në mënyrë kreative. Disa materiale te vogla të cilat nuk na nevojiten më mund të përdoren shumë mirë në një vazo për lule.

Jo domosdoshmërisht  dekorimi bëhet vetëm  nga jashtë, mund të bëhet dhe nga brenda. Mos i hidhni tapat e shisheve të verës, grumbullojini ato dhe mbusheni vazon që do të vendosni lulet, sigurohuni që kombinimi mes luleve dhe dizainit të jetë i pranueshëm dhe tërheqës.

 

Në të njëjtën mënyrë përdorni dhe limonat.  Pritni disa limona hollë e më pas mbushni vazon, ajo do të duket shumë tërheqëse.

 

 Shishet e birrës janë një alternativë shumë e mirë për t’i dekoruar. Lyejini ato nga jashtë më ngjyra të ndryshme sipas dëshirës duke i ngjitur dhe ndonjë detaj të vogël që do ta bënte të veçantë.

 

Byzylukët gjithashtu realozojnë një dekor të mirë dhe të vacant për vazot e luleve.

Një tjetër ide e bukur janë edhe shirita letrash me ngjyra të ndryshme. Ngjitini ato jashtë vazos në një mënyrë që kombinohen me njëra tjetrën.

Në këtë mënyrë do të keni vazot e luleve më të bukura dhe të vecanta.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
AP artikull fitores së PS, i referohet dhe sondazhit IPR Marketing e Ora News

Close