Taksisti hero shpëton pensionistin nga hajdutët
06/10/2017 - 16:07

Një taksist ka shpëtuar kursimet e një pensionisti, i cili u mashtrua se duhet të tërhiqte të gjitha paratë e tij nga banka.

Pensionisti mori një telefonatë që i thoshte se po hetonin mashtrimet bankare, kështu që ai duhet të merrte paratë e tij që të mos i humbnin.

Barry Stone duhet të tërhiqte para me vlerë 12 mijë paund sepse mashtruesit e bindën që duhet t’ia dorëzonte shoferit të taksisë që do e transportonte për në Londër.

Pasi ia dha shoferit, i dorëzoi kutinë me para duke i thënë se ishte një krem për djalin e tij, sepse kështu e kishin njoftuar që të thoshte. Shoferi i taksisë, Izy Rashid thjesht kishte marrë një telefonatë se duhet të merrte një person për ta cuar në Londër, pa e ditur se po bëhej pjesë e një mashtrimi.

Por, Izy kuptoi se dicka nuk po shkonte këtu dhe kontaktoi me policinë, të cilët i sugjeruan që t’ia kthente paratë pensionistit.

“Nuk mendoj që jam hero. Thjesht është e pamoralshme që të vjedhësh paratë e një personi kaq të vjetër,”  – tha ai për Metro, pasi Barry e konsideroi një mik të mirë dhe hero për gjestin e tij.

Ndërkohë policia po heton për rastin, por akoma nuk është arrestuar asnjë person.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter