Brazil - Të burgosurit tëntojnë të arratisen nga burgu por shoku ngec në tavan
13/09/2017 - 19:48

Një tentativë për arratisje nga një burg brazilian nuk ka shkuar si duhet për një grup të burgosurish pasi njëri prej tyre ngeci në “kurth”.

Të burgosurit po arratiseshin nga burgu Casa de Custodia në qytetin Teresina në Brazil.

 Nga qelia e tyre ata kishin hapur një vrimë në dysheme që qëllonte të ishte tavani i qelisë së burgut poshtë tyre. Gjatë arratisjes njëri prej tyre ngeci në vrimë.

Ata u arrestuan nga policia ushtarake dhe oficerët e burgut. Zyrtarët madje kishin kohë edhe për të fotografuar momentin ku një prej të burgosurve ndihmonte shokun sipër që kishte ngecur në vrimën e tavanit.

Këshilltari ligjor i Unionit të Agjentëve të Burgut të Piaui, Vilobaldo Carvalho, thotë se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka pasur përpjekje të shpeshta arratisje për shkak të mbipopullimit.

“Aktualisht ‘Casa de Custodia’ ka kapacitet për 336 vende, por ndërkohë ka 1,036 të burgosur, 700 më shumë se kapaciteti i saj”.

Të dënuarit e përfshirë në ikje u izoluan në një pjesë tjetër të burgut dhe u mbulua vrima e shpëtimit.

Megjithatë, duket se kjo arratisje nuk është e pazakontë pasi është rasti i tretë në më pak se një javë në Teresina.

Dy tentativat e mëparshme të arratisjes së të burgosurve u ndaluan gjithashtu në burgun Irmaos Guido, i cili është në pjesën jugore të qytetit.

Shefi i burgjeve, Daniel Oliveira, tha: ‘Ne jemi duke ndërmarrë masa për të parandaluar të burgosurit që të shkaktojnë shqetësime. Veprimi i menjëhershëm i ekipit të kujdestarisë brenda planifikimit tonë të sigurisë ka qenë i dobishëm në parandalimin e arratisjes”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë