Të vdekur nga “zombi”!
18/06/2017 - 8:25

Pamjet shokuese tregojnë një grup njerëzisht të rrëzuar bri një muri, të paaftë për të lëvizur, pasi dyshohen se kanë marrë një lloj të ri të dyshuar të drogës “zombie” e quajtur Power.

Numri i përdoruesve të kësaj droge po merr rritje.

Përdoruesit e dyshuar në Newcastle janë vërejtur të rrënuar në qendër të qytetit pasi dyshohet se përdorin një përzierje të drogës, raporton Newcastle Chronicle. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë ndikimin e tmerrshëm dhe vdekjeprurës.

Që nga raporti i parë i kësaj përzierjeje të klasit B më 4 qershor, ka pasur 16 arrestime, ndërsa 10 persona janë vënë nën akuzë.

Shërbimi i Ambulancës në veri lindje është thirrur për të paktën 19 incidente të mëdha vdekjeprurëse deri më tani.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close