Tërmeti dramatik, kirurgu nuk “lëkundet” gjatë operacionit të zemrës
22/10/2017 - 9:07

Një video e pabesueshme tregon momentin që se si kirurgët nuk e ndërpresin operacionin e pacientit me trup të hapur, ndërsa spitali i tyre goditet nga një tërmet i fuqishëm dhe i papritur.

Mjekët në spitalin e qytetit të Mexico City nuk ndaluan procedurën e shpëtimit të jetës, ndërsa dhoma e operacionit filloi të dridhej.

Videoja e pabesueshme tregon ekipin mjekësor që përpiqet të qëndrojë i qetë, ndërsa dhoma ku ndodheshin dridhej vazhdimisht.

Videoja mendohet të jetë regjistruar gjatë tërmetit shkatërrues i 19 tetorit, duke lënë 300 persona të vdekur.

Video u filmua në një aparat fotografik të vendosur në kokën e një mjeku.

Një pacient mund të shihet i shtrirë në tryezën e operimit me zemrën e ekspozuar.

Kirurgët mund të dëgjohet duke diskutuar operacionin dhe duke folur për qepjen e pacientit.

Pastaj goditja e tërmetit i detyron ata për pake momente të ndërpresin procedurën me gjoksin e pacientit ende të hapur.

Tërmeti bëhet më i fortë, por ende kirurgu trim vazhdon të inkurajojë kolegët e tij që të vazhdojnë punën.

Mjeku i paidentifikuar, thotë: “Të lutem, Zot, unë shpresoj se asgjë nuk do të ndodhë”.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me pacientin.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento