Thirrja në polici: Fëmijët e mi janë fantazma….
06/10/2017 - 16:16

Një nënë e tmerruar ka marrë në telefon policinë duke pretenduar se ajo i shihte fëmijët e saj si fantazma, duke detyruar oficerët e policisë të shkojnë në vendin e ngjarjes.

Një tjetër telefonues ka kontaktuar policët, duke besuar se kishte parë një UFO pranë pyllit në Devon të Britanisë, ndërsa një tjetër u kishte thënë oficerëve se ishte vampir dhe pinte gjakun e vet.

Këto janë rastet ndër më të veçanta nga më shumë se një duzinë të zbuluar nga dosjet e policisë,

Raportet për fantazma, vampirë, zombie dhe aktivitete të tjera paranormale janë lajmëruar në 17 raste gjatë tri viteve të fundit.

Në raste u thirrën edhe për fantazmat duke u përpjekur të hyjnë në një shtëpi, një fqinj që “vjen përmes murit” dhe zombiet në rrugë.

Policët thonë se raportet nuk janë “tregues të pranisë së mbinatyrshme ose paranormale”, megjithëse janë detyruar shpesh për të shkuar në vendin e lajmëruar qoftë edhe për të ndihmuar psikologjikisht telefonuesit.

Në vend të kësaj, raportet tregojnë se çështje të tilla si shëndeti mendor dhe alkooli kanë më shumë përgjegjësi se sa forcat djallëzore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter