Turistët e nxjerrin nga uji për të bërë selfie, ngordh delfini i vogël
16/08/2017 - 14:12

Një delfin i vogël ka ngordhur pasi disa pushues e kanë nxjerrë nga deti për të bërë selfie në një plazh të mbushur me turistë.

Delfini, i gjinisë femër, humbi nënën dhe u bllokua në ujërat e cekët në brigjet e Spanjës jugore.

Turistët e kapën atë dhe e nxorrën nga uji për të bërë fotografi dhe turma të mëdha njerëzish u mblodhën për ta prekur.

Aktivistët vrapuan në vendngjarje sapo u njoftuan për lajmin por delfini pothuajse kishte ngordhur kur ata arritën.

“Nerëzit janë kafshët më irracionale që ekzistojnë. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të ndjejnë ndjeshmëri për një qenie të gjallë e cila është e frikësuar, e uritur, pa nënën e saj dhe e tmerruar. Në egoizmin e tyre, gjithçka që ata duan është ta fotografojnë dhe prekin atë, edhe nëse kafsha vuan nga stresi,”-shkruan Equinac në Facebook, në grup që mbron kafshët detare në atë zonë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Close