U akuzua se vrau nipin me peshën e saj, bën transformim rrënjësor në trup
14/09/2017 - 22:30

Një grua që mbante nofkën ‘vrasëse gjysmë ton’ u akuzua se ka vrarë nipin e saj pasi u rrotullis mbi të.

Ajo peshonte 453 kg dhe ka bërë një transformim total në trupin e saj pas kësaj ngjarje.

Në fakt, Mayra Rosales e tha këtë gjë për të mbajtur fajin e motrës, e cila e kishte goditur në kokë me furcë flokësh. Dëshmia e rreme bëri që motra të tregojë të vërtetën duke u dënuar me 15 vite burg.

Pas dënimit, motra i kërkoi që të kujdesej për dy fëmijët e saj. Që nga ai moment, 32-vjecarja nisi të dobësohej duke iu nënshtruar operacioneve.

“Unë po vdisja. Nuk e di nëse keni parë këtë në fytyrën time kur shihni fotografitë. Unë e kisha braktisur jetën. Isha gjallë por nuk po e jetoja. Ushqimi ishte gjithcka duhet të bëja për të jetuar” – ka thënë ajo për ABC News.

Ajo ka humbur më shumë se 300 kg dhe iu nënshtrua 11 operacioneve, ndërsa tani ndihet njeri normal.

a.m/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter