Vajza e oligarkut rus fluturon me BMW-në e vret 5 njerëz  
20/10/2017 - 21:02

Video e përplasjes së tmerrshme të një makine që ka shkaktuar vdekjen e pesë persona, është kapur nga kamerat e sigurisë. Ngjarja ka ndodhur në Ukrainë, në një zonë mjaft të populluar. Makina qarkullon me shpejtësi në një kryqëzim, duke u përplasur me një automjet tjetër.

Alyona Zaitseva, 20 vjeç, thuhet se ka udhëtuar në më shumë se 104 km në orë, në një zonë ku limiti është 56 km.

Aksidenti i regjistruar në Kharkiv-n qendror tregon se si makina fluturon në anën e djathtë.

Vajza e një oligarku rus është arrestuar nën akuzën e vrasjes së këmbësorëve gjatë së mërkurës.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento