Vdes 28-vjeçari, peshku i bllokoi frymëmarrjen
12/10/2017 - 19:35

Një djalë ka humbur jetën pasi një peshk që kapi u hodh sipër fytit të tij duke i shkaktuar bllokim të plotë të frymëmarrjes.

28-vjecari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur pësoi infarkt në zemër pasi peshku rreth 14 cm hyri në gojën e tij.

Miqtë e tij provuan metodat e CPR para se mjekët të vinin, por nuk arritën t’i shpëtonin jetën.

“Me anë të pincës, arrita të hiqja majën e bishtit të peshkut, por pjesa tjetër e trupit kishte mbetur në fyt, gjë që e pengoi të merrte frymë,” – tha mjeku Matt Harrison.

Ai shtoi se ky është incidenti më i çuditshëm që ka marrë pjesë, pasi është e pazakontë që një peshk të shkaktojë një rezultat tragjik për jetën e një personi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë