Vret kangurin me thikë gjuetie, mund të dënohet me 5 vite burg
31/08/2017 - 16:34

Një burrë është arrestuar në Melbourne në Australi pasi u publikuan pamjet ku ai priste fytin e një kanguri të plagosur.

“43-vjecari u akuzua për shkatërrimin e kafshëve të egra të mbrojtura”, thuhej në mediat australiane. Oficerët e policisë e kanë përshkruajtur incidentin ‘të neveritshëm’ ndërsa raportuan se u konfiskuan armë zjarri dhe thika në shtëpinë e të dyshuarit.

Ligji australian parashikon deri në 5 vite burg nëse faji i tij vërtetohet. Mendohet se pamjet janë filmuar në New South Wales dhe janë postuar në mediat sociale kineze. Gjithcka fillon me kangurin që shtrihet në kodër pasi ka këmbën e lënduar, dhe më pas vritet nga një njeri me thikë gjuetie.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter