Zbulojnë gjarprin vdekjeprurës në krevat, ja çfarë bën çifti
24/09/2017 - 16:49

Pranvera është fillimi i sezonit të çiftëzimit të gjarpërinjve dhe dy familje i kanë shpëtuar atyre helmues që i kanë gjetur në vende të padëshirueshme.

Një familje në Brisbane ka gjetur të mërkurën një nga gjarpërinjtë më helmues në botë në dhomën e gjumit. Fatmirësisht, ata nuk ishin të shtrirë dhe ekipi i kapjes së tyre arriti me shpejtësi duke shmangur ndonjë dëm serioz.

Gjarpri kishte ngjyrë të kaftë dhe renditet në vend të dytë për helmimin vdekjeprurës. Ata rriten deri në 2 metra dhe mund të jenë shumë agresivë nëse ngacmohen.

Këto lloj gjarpërinjsh mund të shkaktojnë paralizë, dëmtim veshkash, atak kardiak dhe vdekje nëse kafshimi i tyre nuk trajtohet me urgjencë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter