Athinë - Babai grek vret vajzën 19 vjeçare për shkak të lidhjes me shqiptarin
13/09/2017 - 19:48

Një 19 vjeçare greke është qëlluar për vdekje me thikë nga babai i saj, për shkak të lidhjes që vajza kishte me një të ri shqiptar. Mediat greke bëjnë me dije se vajza qëndroi për më shumë se 5 ditë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë. Akuza tani ndaj babait të saj është ajo e vrasje së qëllimshme. Nëna e vajzës ka deklaruar se vrasja ishte e parapërgatitur.

“Dua të dënohet për vdekjen e fëmijës tim. Ai e dinte atë që kishte planifikuar. Unë dua ta shoh atë në sy dhe të më tregojë pse e vrau fëmijën tonë”, deklaroi nëna e vajzës të hënën përpara hetuesit.

Nëna e vajzës fatkeqe kërkoi ndëshkim shembullor ndaj burrit të saj.

Rasti u zbulua pak ditë më parë, kur zjarrfikësit zbuluan që vajza kishte plagë me thikë, ndërsa babai i saj 55 vjeçar ishte përpjekur ta mbyste.

Në një intervistë dy ditë më parë në televizionin grek “Star”, Roza thotë se bashkëshorti i saj ishte një njeri i vështirë. Ajo shpjegon se në kohën kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar në Korfuz me djalin 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

 

 

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë