Bisedimet në Bruksel, vetëm mbi bazën kushtetuese!
19/06/2017 - 8:09

Vendime të rëndësishme do ta presin vendin pas formimit të Qeverisë së re e që kanë të bëjnë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

Niveli i bisedimeve në Bruksel shpesh është diskutuar të kalojë në formatin presidencial që të hiqet barra të hiqet nga Ekzekutivi i vendit, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, beson se në krye me kandidatin e tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj, do ta kenë qeveri stabile dhe zhvillimore për Kosovën.

 

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se çdo marrëveshje e cila është ndërtuar mbi bazën kushtetuese dhe ligjore do të mbështetet nga Qeveria Haradinaj dhe se çdo marrëveshje tjetër e cila bie ndesh me Kushtetutën nuk do të përkrahet nga ta. /Tribuna/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Close