Bjeshkët e Nemuna të Malit të Zi
06/10/2017 - 18:55

Të njohur si “Të Namuna” në shqip dhe serbo-kroatisht, është e lehtë të kuptohet përse këto vargmale të padepërtueshme të Bjeshkëve të Nemuna (Prokletije) kanë marrë këtë emër. Majat ogurzeza, të bardha me akullnaja masive ende mbajnë mbetjet e lumenjve të mëdhenj akullnajorë. Por këtu, pas zig-zagut në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe verilindje të Malit të Zi, ku mund të gjendet një nga panoramat më të egra dhe më mbresëlënëse të rajonit.

Unike në Ballkan, luginat e saj të sheshta janë të rrethuara nga majat e larta dhe që i ngjajnë Dolomitëve italianë, gjë që i ka dhënë një tjetër pseudonimin: Alpet shqiptare ose malazeze.

Por ndryshe nga Alpet italiane, malet Prokletije nuk janë të tejmbushura me alpinistë. Pavarësisht një nxitje turistike së fundmi, veçanërisht nga operatorët shqiptarë, alpinistët preferojnë ta bëjnë rrugën vetë. Dhe tani që pjesa jugore e vargmalit është në Via Dinarica, një udhëtim prej 1,931 kilometrash që ndërthurur së bashku shtatë vende, Alpet malazeze janë bërë edhe më tërheqës për entuziastët e natyrës.

Qyteti Gusinjë është një bazë e mirë për të eksploruar zonën. Megjithëse merr shtatë orë me makinë nga Beogradi, ia vlen pasi gjarpëron krah lumit Ibar me fortesën mesjetare Maglic, Novi Pazarit të periudhës osmane dhe Kishës së Shën Pjetrit që është në UNESCO. Nëse fluturoni në Podgoricë, është vetëm dy orë larg me makinë.

Me të mbërritur në Gusinje, një qytet me më pak se 5000 banorë, dy lugina fantastike shtrihen në anën malazeze të alpeve: Grebaja dhe Ropojane.

Lugina Grebaja shtrihet plotësisht brenda Parkut Kombëtar Prokletije dhe është e rrethuar nga Karanfili, një seri majash skeletore më shumë se 2000 metra mbi nivelin e detit, me disa nga shkëmbinjtë më impresionues të Ballkanit. Disa fshatra të vegjël tradicional përgjatë shtigjeve ofrojnë strehim dhe mundësi për të shijuar versionin lokal të gatimit të famshëm të malit, kaçamakut – polentës, e mbytur në djathë vendas, qumësht dhe kajmak ballkanik.

Rruga nis nga lugina dhe gjarpëron duke kaluar tre maja përballë Karanfili: Volusnica, Talijanka dhe Popadija. Edhe një alpinist në formë dhe i moderuar duhet të përgatitet për sfidën.

Duhen rreth shtatë orë për të përfunduar shtegun, përfshirë ndalesat e pushimit. Duke kaluar së pari nga një pyll i dendur, rruga pastaj kalon nëpër male të pjerrëta të mbuluara me shkurre. Në çdo pikë, ka panorama mahnitëse të Malit të Zi dhe Shqipërisë së Veriut ku pika më e lartë, 2056 metra mbi nivelin e detit shtrihet në kufirin malazez-shqiptar.

Vizita në mes-shtatori, bën që vetëm një ari të na shoqërojë nëpër pyll për këtë ditë.

Rreth 40 minutat me makinë nga Grebaja duken më pak dramatike, megjithatë mbi ne gjenden maja të thikta që varen mbi luginën Ropojane. Pikat kryesore janë lumi i freskët Skakavica që kalon nëpër një pyll të dendur. Hyrja e luginës shënohet me një shkëmb të magjishëm, që ka formë të gdhendur nga lumi.

Një shteg i mirë ndjek ujin deri në majën magjike të njohur si Syri i Skakavicës. Këtu ndodhet dhe pellgu i lumit me ujë të kaltër, në mes të pyllit. Megjithëse romantik dhe paqësor në vjeshtë, në pranverë Syri i Skakvicës kthehet në dramatik prej ujërave që rrjedhin nga shkëmbinjtë përrreth. Kjo ecje është e thjeshtë dhe merr një orë.

Megjithëse këto dy ngjitje do t’ju japin një shije të mirë të anës malazezë të Bjeshkëve të Nëmuna, ka shumë adrenalina të tjera që mund të përfitoni nëse keni më tepër kohë. Për dy orë në lindje të Gusinjës është Liqeni Hrid, një mundësi e mirë për ata që kacavirren në shkëmbinj. Me pak ditë në avantazhin tuaj, mund të hidheni në anën shqiptare për alpeve për t’i shijuar më mirë.

Pavarësisht distancës së largët të Alpeve Shqiptare ose Malazeze, ato përbëjnë një vizitë të domosdoshme për të pasionuarit e natyrës në Ballkan. Edhe nëse nuk jeni një alpinist i kalitur, bukuria e tyre do t’ju bëjë të ndjeni një qetësi të jashtëzakonshme nga jeta e përditshme. Ju mund ta vizitoni anën malazeze të Alpeve deri në fund të tetorit, sa është ngrohtë, pasi prej andej dëbora bllokon çdo gjë deri në maj.

/Birn/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter