Integrimi - Bullgaria, Greqia dhe Rumania e mbështesin Serbinë në BE
04/10/2017 - 7:52

Kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, kanë shprehur mbështetje për synimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke thënë se ky integrim do të ndihmonte në garantimin e sigurisë dhe paqes rajonale.

“Të gjithë ne e dimë se vendi natyror i Serbisë është në Bashkimin Evropian”, u tha mbrëmë gazetarëve kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pas një samiti të mbajtur në qytetin bregdetar, Varna, në Bullgari.

Në këtë samit, po ashtu, kanë marrë pjesë, kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ai i Rumanisë, Mihai Tudose, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim ishte fokusuar në projektet e përbashkëta të infrastrukturës, të ekonomisë, të energjsë dhe të sigurisë.

Borissov tha se të tri shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të punojnë për ta përshpejtuar procesin e prnaimit të Serbisë në BE, që aktualisht i ka 28 antarë.

Britania është në proces të largimit nga BE-ja./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter