Maqedonia përgjoi Serbinë? - Daçiç e lidh incidentin me Kosovën , Vuçiç telefonon nesër Zaev
22/08/2017 - 20:31

Autoritetet serbe pretendojnë se Shërbimet e Inteligjencës së Maqedonisë kanë përgjuar diplomatët e saj por edhe vet shefin e diplomacisë Ivica Daçiç.

E përditshmja serbe Blic shkruan se në misionin e përgjimit janë përfshirë edhe fuqitë e jashtme. Një fakt i tillë është mohuar nga Shkupi zyrtar.

Daçiç nga ana e tij deklaroi se nuk është i shqetësuar për faktinn se mund të jetë përgjuar pasi çfarë flet në telefon e thotë edhe publikisht.

Shefi i diplomacisë serbe tha se ka pasuar dhe më parë veprime të inteligjencës, por se kohët e fundit ka pasur urdhra që këto veprime të forcohen.

Daçiç tha se Serbia nuk ka ndërmarrë asgjë kundër Maqedonisë, madje as në periudhat kur në këtë të fundit kishte protesta çdo ditë.

Sipas tij vendimi i Serbisë për tërheqjen e personelit nga Ambasada është mesazh për t’i treguar Shkupit se dimë gjithçka që ata janë marrë vesh, gjë e cila thotë se nuk u bëhet miqve.

Daçiç sot edhe një herë kërcënoi me mos njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë, nëse vendi mbështetë anëtarësimin e Kosovës në UNESKO.

“Unë mund të ju them se ne dimë gjithçka, ne dimë se çfarë vendimi kanë marrë ata, çfarë punojnë e çfarë do të punojnë. Ata duhet të kuptojnë se ne dimë gjithçka. Serbia dëshiron ta qetësojë situatën e re të krijuar me Maqedoninë, e cila nuk bazohet në supozime, por në fakte të vërtetuara pa hamendje të cilat flasin për ofenzivë të forcuar të kundër Serbisë”tha Ivica Daçiç, Ministër i Jashtëm i Serbisë.

Për të diskutuar për zhvillimet e fundit mes dy vendeve presidenti serb Vuçiç nesër pritet të realizojë bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ndërsa një bisedë telefonike do të realizojnë edhe dy ministrat e jashtëm Daçiç dhe Dimitrov.

Duke komentuar situatën e krijuar, zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se është akoma herët për të folur për çështjen e UNESCO-s.

“Jemi në kontakt me Republikën e Kosovës. Ata na informuan se nuk kanë aplikuar për UNESCO. Ne do të presim dhe në momentin kur do të kemi kërkesë nga Republika e Kosovës për përkrahje, natyrisht se do të kemi qëndrim” deklaroi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Close