Daçiç: Kreu i Bujanocit duhet të falënderojë Zotin që nuk është në burg
06/10/2017 - 12:35

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç thotë se kryetari i komunës së Bujanovcit Jonuz Musliu duhet të “falënderojë Perëndinë për shkak se nuk është arrestuar ende”.

Sipas të përditshmes së Beogradit, “Vecernje Novosti”, Daçiç ka deklaruar se Lugina e Preshevës duhet ta harrojë bashkimin me Kosovën.

 “Ftesat e Jonuz Musliut për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën janë ëndrra të thata dhe ai duhet të falënderojë Zotin pse nuk është arrestuar deri më tani, përveç nëse BE mendon se Presheva është gjithashtu një rast specifik dhe rast unik. Kjo nuk do të më habiste”, ka thënë Daçiç.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratave të Musliut që Bashkimi Evropian duhet të njihte referendumin e Luginës së Preshevës të zhvilluar në vitin 1992, e cila kërkonte bashkim me Kosovës.

Musliu reagoi pas zhvillimit të referendumit në Katalonjë.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë