Serbi - Deputeti i Sheshel gjuan Milovan Drecun me flamurin e Kosovës
04/10/2017 - 20:47

Ky është momenti kur deputeti i Sheshelit, Milijan Damajnoviq, ia gjuajti flamurin e Kosovës, Milovan Drecun në Kuvendin e Serbisë.

Në seancën e sotme në Parlamentin e Serbisë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj.

Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje qeverisë Haradinaj. 

Marrë nga Indeksonline

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë