Dialogu me Serbinë, deputetët kosovarë: Duhet rikthyer çështja në Kuvend
07/10/2017 - 15:25 Nga: Alba Kekezi

Proçesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet ti rikthehet Kuvendit dhe ky institucion duhet ta ketë prioritet këtë çështje. Ka qënë kjo tema kryesore që u diskutua në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”.

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur tryezën e diskutimit me temë: “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”. Në diskutim kanë marrë pjesë shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademike. Në këtë tryezë është përmendur inicimi i kryetarit, Hashim Thaçi për Ekipin e Unitetit për dialog me Serbinë. Gjatë takimit mes zyrtarëve, u tha se Serbia po zbaton vetëm ato marrëveshje që janë në interes të saj. Pjesmarrësit në këtë takim thanë se dialogu Kosovë-Serbi duhet ti rikthehet Kuvendit dhe ky institucion duhet të luajë rolin kryesor për progress të këtij procesi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reagur gjatë këtij takimi duke thënë se procesi i dilaogut Kosovë-Serbi është anashkaluar nga Kuvendi i Kosovës. Gjithashtu deputeti Reçiça nga PDK-ja nënvizoi se duhej duhej një ndryshim apo një riformatim nga Kuvendi për procesin e dialogut.

 Ndërsa deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se kanë mbështetur dialogun në mënyrë që të jetë i barabartë, mirëpo gjatë procesit, ka devijuar niveli i bisedimeve, nga justifikemet e obligimebe nga ana e Serbisë.

Deputet e Kuvendit nënvizuan në tryezën e përbashkët se dialogu Kosovë-Serbi duhej parë si instrument përmes së cilit do të mund të përmbyllej faza e  mosmarrëveshjeve me Serbinë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter