Fotografi dhe pankarta antishqiptare para Parlamentit të Serbisë
15/06/2017 - 21:41

Para Parlamentit të Serbisë në Beograd janë vendosur fotografi dhe mbishkrime të ndryshme, ku shqiptarët cilësohen si terroristë.

Aty thuhet më tej se shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë kidnapuar dhe kanë vrarë civilët serbë e që vazhdohet më tej duke u thënë se familjarët e tyre kërkojnë drejtësi, njofton Klan Kosova.

Para parlamentit serb, qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.

“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX”, shkruan në një pankartë.

Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte.

Këto janë fotografitë që po qëndrojnë para Kuvendit të Serbisë:

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. ecni me kembe ne toke dhe kok mbi trup says:

    sado qe te mundohen popujt sllav qe te paverteten botes tia paraqesin si te vertete bota te veteten e din me mire qe me 1913 shqiperia u coptua nga fuqit e mella dhe ishin kriminelet sllav ato qe per 100vite kryen krime ndaj kombit shqiptare ne menyre te organizuar por kesaj rralle kjo gjykat speciale nderkombetare ose do tregoje qe eshte gjykat dhe jep drejtesi duke gjykuar historin padrejtesin faktet ose ne te kundert do tregoj qe eshte pjese korrupsioni i organizuar kunder kombit shqipetare duke degjeneruar ne konflikte te paimagjinueshme per rajonin dhe me gjere te drejtat shqiptatre te para 1913 kerkojne drejtesi sepse ajo ishte dita qe i hapi rrugen konflikteve urrejtjeve luftrave shkatrrimeve ne rajon aty fillon terrori terrorizmi krimi organizuar ndaj kombit shqiptare po te mos ishte coptuar kombi shqiptatre sot nuk do ekzistonin keto konflikte me sllavet dhe kombi shqiptare nuk do kishte pasur nevoje per rezistence apo luftra sepse ne nuk ishim nuk jemi popull pushtues kjo eshte gjykata qe do ta zgjillin kete ceshtje ne menyre te drejte me pasqyrimin e gjykimit te ligjeve te dremokracise mbi lirit dhe te drejtat njerzore dhe me keto ligje te gjykoje padrejtesit e 1913 duke mundesuar te drejten natyrale legjitime sic ja lejoj popullit gjerman duke i prer rrugen korrupsionit padrejtesis dhe konfliktit drejtesia qarteson gjalleron ka paqen kurse padrejtesia luften shkatrrimin shqiptaret asnjeher nuk i kan sherbuer luftes por ajo ju eshte imponuar sepse te drejten sta fal kush dhe per te drejten sakrifikojne te gjith

Komento

Read previous post:
Tornado godet Kinën

Close