Greqi, shënohet viktima e parë nga tërmeti
12/06/2017 - 20:15

Në Greqi është raportuar viktima e parë nga tërmeti që goditi të hënën pasdite ishullin e Lesbos.

Nje grua 45 vjeçe është nxjerrë e vdekur nga rrënojat e shtëpisë se vet ne fshatin Vrisas.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të komunikojnë një grua tjetër qe gjithashtu ndodhet nën rrënojat.

Sipas sizmologëve, epiqendra e tërmetit ishte në hapësirën detare rreth ishullit të Lesvos, në det, në thellësi 10 kilometra.

Tërmeti u ndje deri në Athinë, por edhe në qytetin turk Izmir, që ka një distancë jo shumë të largët nga ishulli.


/Ora Newes.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close