Kosovë - Haradinaj përballet sot me protestën e parë si kryeministër
09/10/2017 - 7:17

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet me protestën e parë qysh prej marrjes së detyrës si kreu i qeverisë.

Një grup i pakënaqur i veteranëve të UÇK-së, përmes një komunikate dërguar mediave kanë bërë të ditur se sot do të mbahet një protestë në Prishtinë në sheshin “Skënderbeu” nga ora 11:00, shkruan gazeta Zeri.

Ky grup i veteranëve kanë thirrur këtë protestë në shenjë pakënaqësie të mos ofrimit të pagave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter