Kosovë - Haradinaj “sulmon” gazetarët: S’dini anglisht, duhet të bëni me shumë shkollë
13/09/2017 - 13:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka debatuar me një gazetare lidhur me qëndrimin e Ambasadës Amerikane për çështjen e Demarkacionit.

Haradinaj gjatë konferencës për media që ka mbajtur pas vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës ka dhënë se “shumica e gazetarëve nuk e dinë gjuhën angleze dhe se duhet të shkojnë më shumë në shkollë”.

“Kam respekt për media shumë, më besoni por shumica prej juve, as nuk dini të lexoni anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çfarë kanë thënë, problemi është i juaji, s’kam ndonjë koment”, është shprehur shefi i qeverisë së Kosovës.

“Ju po raportoni pa ditur se si po raportoni, shkoni më shumë në shkollë, shikoni çfarë po thonë ata. E kam lexuar deklaratën e tyre dhe kjo që po thua ti se amerikanët nuk po pajtohen nuk është ashtu. Nuk ka asnjë fjalë diku që thotë “nuk pajtohemi me këtë apo me atë’. Ata thonë se nuk insistojnë se ku është vija kufitare dhe se kanë menduar se kjo marrëveshje duhet të shkojë kështu pra lexoni mirë”, ka deklaruar Haradinaj përpara gazetarëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter