Raporti - Integrimi, PE shqyrton progresin e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë
14/06/2017 - 13:29

Parlamenti Europian do të shqyrtojë sot raportet për mbarëvajtjen e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Eurodeputetët pritet të votojnë sot për rezolutat e ndara për përparimin e Kosovës dhe Serbisë si dhe për situatën në Maqedoni.

Pritet që eurodeputetët gjithashtu të përshëndesin përmirësimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Parlamenti Europian gjithashtu do të bëjë thirrje për shtimin e përpjekjeve në implementimin e marrëveshjeve në kohë, si kusht për pranimin e vendeve në unionin europian.

PE më tej do të ndalet edhe në daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian dhe tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

Migrimi, siguria dhe mbrojtja janë të tjera pika kyçe që do të diskutohen sot nga europarlamentarët.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Një modele si Heidi Klum kush nuk do ta kishte zili

Close