Jeremiç: Ose Kosova në OKB, ose përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-BE
03/10/2017 - 22:57

Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Vuk Jeremiq, ka paralajmëruar se në vitin 2018 Serbia do të përballet me një “situatë të vështirë”.

Sipas tij, kjo për faktin se do të duhet të zgjedhë mes pajtimit me anëtarësimin e Kosovës në OKB ose me përkeqësim të marrëdhënieve me faktorët kyç ndërkombëtarë.

Mysafir në Radio Televizionin e Vojvodinës, Jeremiq vlerësoi se situata pas referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës ishte “shumë serioze” dhe se kjo mund të ndikonte në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, por shtoi se Serbia nuk përdor të gjitha mjetet diplomatike në situatën e sapokrijuar të cilat janë në dispozicion të saj.

“Pas konsultimeve urgjente me Presidentin e Serbisë, kryeministren Ana Brnabiç njoftoi në mënyrë dramatike se Serbia do të dërgonte një letër zyrtarëve në Bruksel, por unë nuk besoj se kjo letër do të na sjellë ndonjë përfitim dhe as nuk besoj se ndonjë vend do të tërheqë njohjen e Kosovës”, citohet të ketë thënë ish-kreu i diplomacisë serbe.

/Telegrafi/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter