Komandanti i myslimanëve të Bosnjës shpallet i pafajshëm për krime ndaj serbëve
09/10/2017 - 12:46

Një Gjykatë në Sarajevë ka liruar një komandant boshnjak mysliman, Naser Oriç, i akuzuar për krime lufte kundër serbëve gjatë luftës së viteve 1992-95.

Në vendimin e tij të hënën, gjykata tha se Oric, i cili udhëhoqi mbrojtjen e Srebrenicës, nuk është fajtor lidhur me rastin e tre serbëve të burgosur dhe të vrarë në 1992.

“I akuzuari Naser Oric dhe Sabahudin Muhic janë liruar nga akuzat për shkelje të dispozitave të Konventave të Gjenevës“, tha gjykatësi Saban Maksumiç në gjykatën e krimeve të luftës të Bosnjës, duke iu referuar një prej ushtarëve të Oric.

Familjet e viktimave serbe dolën nga gjykata duke protestuar kundër aktgjykimit, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Serbia dhe serbët boshnjakë kishin akuzuar njerëzit e Oriçit për vrasjen e civilëve serbë në dhe rreth Srebrenicës më parë gjatë luftës.

Ish-komandanti i kishte mohuar gjithmonë akuzat. Ai u dënua me dy vjet burg nga gjykata në Hagë, në vitin 2006, por u lirua nga apeli në vitin 2008.

Srebrenica përfundimisht ra nën duart e forcave serbe në 1995, që u pasua me tragjedinë më të madhe në Evropë që pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të vrasjes 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë.

Muslimanët boshnjakë e shohin Oriçin si hero kombëtar, i cili i mbrojti ata kundër serbëve.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë