Vizita e parë zyrtare - Kryeministri i Maqedonisë takohet me zyrtarë të BE-së dhe NATO-s
12/06/2017 - 10:39

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Siç është kumtuar, qëllim i kësaj vizite është që Qeveria e Maqedonisë ta vërtetojë përkushtimin e saj të plotë për integrimet në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i këtij vendi dhe që të paraqes prioritetet e reformave, në agjendën për kthimin e Maqedonisë në rrugën e integrimeve evroatlantike.

Delegacioni i Maqedonisë, që kryesohet nga kryeministri Zaev, takohet me presidentin e Bashkimit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe me komisionarin për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn. /REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Tre vatra zjarri në qarkun e Dibrës, rrezikohet kurora e Lurës

Close