Kurti-Ramës: S’kemi tokë për të falur, zbato marrëveshjet Shqipëri-Kosovë
28/09/2017 - 17:32

Ish-lideri i Vetëvendosje Albin Kurti i kujton kryeministrit Edi Rama që të angazhohet për zbatimin e marrëveshjeve midis dy shteteve. Kurti thotë se Rama i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Haradinaj që të ndryshojë qëndrim për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti: Por, ndërkohë që përparimet në këtë aspekt janë tepër të ngadalta, e më shpesh ceremoniale se sa përmbajtësore, ne dëgjuam se z. Rama po i kërkon z. Haradinaj, kryeministrit aktual të Kosovës, që të ndërrojë qëndrim për demarkacionin me Malin e Zi. Z. Rama pra po kërkon që, kundër asaj që dëshmohet në harta, në dokumente zyrtare, nga profesionistët ekspertë, në mbamendje institucionale, në kujtesë popullore dhe me peticionin masiv qytetar, të përkrahet një marrëveshje e padrejtë që ia heq Kosovës 8.200 ha. të territorit.

Me 32 deputetët e saj tash Lëvizja VETËVENDOSJE! është partia më e madhe në vend e në Kuvend. Në mënyrën më meritore ne do të merremi me Marrëveshjen e Demarkacionit Kosovë-Mal i Zi. Nga kryeministri ynë Edi Rama presim që të merret me realizimin e marrëveshjeve Shqipëri-Kosovë. Dhe, po ashtu presim që ai të kontribuojë në lartësimin e social-demokracisë e të bashkimit të kombit. Nuk kemi kohë për të humbur e as tokë për të falur.

Rama i përgjigjet Kurtit: Unë nuk fal as det jo më tokë

Reagimi i Kurtit, Vasili: Rama ia fali tokën mbjelljes së drogës

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë