Pacolli: Qytetarët që duan lëvizjen e lirë s’kanë lidhje me Demarkacionin
04/10/2017 - 22:52

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të veçantë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

 

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me liberalizimin e vizave, avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, respektivisht reformat e kërkuara në nivel nacional, si dhe bashkëpunimin rajonal në kuadër të Hapësirës Rajonale Ekonomike.

Në lidhje me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka theksuar se “Qytetarët e Republikës së Kosovës, që duan lëvizjen e lirë nuk kanë lidhje me demarkacionin”, duke shprehur përkushtimin se “do të bëhet gjithçka që do të jetë e mundur, që liberalizimi i vizave të mundësohet”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter