Reshje të furishme breshëri paralizojnë Shkupin
14/06/2017 - 22:27

Këtë pasdite Shkupi u pushtua nga reshje të furishme shiu e breshëri për rreth për rreth 15 minuta.

Reshjet paralizuan disa pjesë të kryeqytetit ndërkohë rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture u përmbyten nga uji. Nuk raportohet për dëme materiale.

 Nga enti hidrometeorologjik paralajmërojnë se mot jo stabil me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima do të mbizotërojë edhe sonte në shumë vende, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Për fundjavë nga enti thonë se do të ketë ulje të temperaturave dhe erëra të forta.

/Alsat-m/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Eklipsi i plotë diellor, këtu mund ta shihni live

Close