Serbi-Turqi firmosen 12 marrëveshje
11/10/2017 - 16:57 Nga: Alba Kekezi

Në kuadër të një vizite në Beograd, presidenti i Turqisë Erdogan dhe homologu i tij i Serbisë Aleksandër Vuçiç, nënshkruan 12 marrëveshje mes dy vendeve.

Presidentët nënshkruan deklaratën e përbashkët poltike për themelimin e Këshillit të Lartë për bashkëpunim mes Turqisë dhe Serbisë.

Ministrat e Ekonomisë të të dy vendeve nënshkruan rishikimin e marrëveshjes për tregëti të lirë.

Ndërkohë ministrja serbe e Infrastrukturës dhe homologu i saj turk nësnshkruan në Beograd marrëveshjen për bashkëpunim në sferën e telekomunikacionit dhe infrastukturës mes dy vendeve. Një tjetër memorandum i nënshkruar është ai për mirëkuptim në fushën e urbanizimit.

Pasi 12 prej dokumenteve u nënshkruan Beograd, presdienti serb Vuçiç ka njoftuar se do të nënshkruhen dhe katër marrëveshje të tjera në Novi Pazar.

Në kuadër të vizitës së tij në Serbi, presidenti turk Erdogan së bashku me homologun serb, vizitojnë sot zonën boshnjake të Novi-Pazar-it, ku do të prezantojnë një projekt gjigand investimesh nga pala turke. Në

konferencë për shtyp Erdogan tha se Novi Pazar është një urë miqësie mes vendeve dhe jo shkak për konflikte. Ai shtoi se nuk mbështet asnjë projekt nacionalisht, por do të investohet deri në 1 miliardë euro për integrimin e zonës.

Presidenti turk ka marrë me vete një grup të madh biznesmenësh, që pritet të zgjerojnë investimet.

Beogradi ka shfaqur entuziazëm të madh dhe madje vetë Vuçiç ka premtuar që do të ulë taksat dhe barrën fiskale, në lehtësim të investimeve të Ankarasë, të cilat do të ndihmonin banorët e Sanxhakut dhe Novi Pazarit në rritje të punësimit.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter