Serwer: Çfarë duhet të bëjë urgjentisht SHBA për Kosovën, Serbinë, Shqipërinë…
04/10/2017 - 18:22

Analisti dhe ish-diplomati amerikan Daniel Serwer një një postim në faqen e tij peacefare.net, ka shkruar se sugjerimet e tij për SHBA’në do t’i shpalosë në një ‘brifing’ për Ballkanin.

Sipas tij, Brukseli po dështon t’i kryejë punët në Ballkan dhe se deklaratat e forta të Mogherinit nuk po bëjnë punë.

Po çfarë duhet bërë në Ballkan dhe pse duhet të përshpejtohet integrimi i vendeve të rajonit në BE? Serwer, siç transmeton Gazeta Express, thotë se proceset e paqës në Ballkan duhet të përfundojnë.

–         SHBA-ja është përgjegjëse për tri marrëveshje të paqes në Ballkan: Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, duke e parandaluar luftën për më shumë se 15 vjet.

–          Të gjitha vendet e rajonit kanë bërë përparim të konsiderueshëm në reformën politike dhe ekonomike.

–          Por, progresi është ngadalësuar, madje edhe është bllokuar që nga recesioni evropian.

–          Kriza financiare greke, rrjedha masive e refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika, pastaj Brexit, kanë krijuar dyshime se premtimi i anëtarësimit në BE mund të plotësohet sa më shpejt.

–          Tërheqja e BE-së nuk po funksionon ashtu si më herët, pavarësisht deklaratave të forta të Mogherinit.

–          Ky është një problem për SHBA-në, sepse ne kemi qenë në varësi të Evropës për ta mbajtur barrën në Ballkan, me mbështetjen e SHBA-së kur është e nevojshme.

–          Por nëse Brukseli dështon, marrëveshjet e paqes mund të shpërbëhen me pasoja serioze, si rritja e emigracionit, jo vetëm përmes por edhe nga Ballkani, pastaj rritja e radikalizimit të myslimanëve të Ballkanit dhe rritja e problemeve ruse pranë dhe madje edhe brenda NATO-s.

–          Ajo që nevojitet, është kryesisht një përpjekje diplomatike dhe jo ushtarake për t’i përfunduar proceset e paqes në Ballkan, në mënyrë që të gjitha vendet e rajonit të mund të hyjnë në NATO dhe BE, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë.

–          Kjo përpjekje diplomatike mund të përfshijë:

*Rekomandim me Brukselin për kufijtë dhe shtetet ekzistuese të Ballkanit, duke përfshirë një përgjigje të programuar për çdo planifikim të referendumit të pavarësisë së Republikës Srpska.

*Anëtarësimi i shpejtë në NATO dhe BE.

*Asistencë me fokus sundimin e ligjit, veçanërisht kundër korrupsionit dhe kundërvënien ndaj ekstremizmit.

*Theks i shtuar mbi bashkëpunimin e Gardës Kombëtare me Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë.

*Themelimi i një të drejte në rajon dhe përpjekje për pajtim.

*Një përpjekje e shtuar për të zgjidhur çështjet specifike të vendit: mungesat kushtetuese dhe elektorale të Bosnjës, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe emri i Maqedonisë.

–        Përveç kësaj, ne duhet t’u kundërvihemi problemeve ruse duke zvogëluar varësinë e Ballkanit nga gazi i Moskës, duke sanksionuar ata që financojnë krerët e Ballkanit që kërcënojnë paqen, duke forcuar aftësitë tona mediatike dhe duke u konsultuar me qeveritë e Ballkanit për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhje.

–          Këto nuk janë gjëra të shtrenjta, por të rëndësishme. Realizimi i tyre do ta ruante paqen dhe stabilitetin, do të shmangeshin kostot e mëdha, do të kufizoheshin trazirat e Rusisë dhe do të na jepnin neve shumë miq të sigurt dhe të begatë./GazetaExpress/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë