Shkup, sulmuesi në parlament u dënua me 4 vjet burg
13/10/2017 - 7:45

Një gjykatë në Maqedoni dje e ka dënuar 65 vjeçarin, Pançe Angelov, me katër vjet burg për sulm fizik kundër politikanes, Radmilla Sheqerinska, kur protestuesit prokonservatorë depërtuan me dhunë në Parlamentin e Maqedonisë.

Aktualisht, zonja Sheqerinska është ushtruese e detyrës së ministres së mbrojtjes së Maqedonisë, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Sulmuesi e pat tërhequr Sheqerinsken për flokë gjatë këtij incidenti, i cili ishte xhiruar dhe gjërësisht ishte transmetuar në rrjetet televizive.

Nga depërtimi në parlament ishin lënduar më se 100 vetë, përfshirë 10 ligjvënës.

Ky sulm ndodhi në periudhën e krizës politike paszgjedhore në Maqedoni, që u përshkallëzua me zgjedhjen e politikanit shqiptar, Talat Xhaferi, për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

I dënuari Anglov, i cili ka mundur të dënohet me 10 vjet burg, në gjykatë ka kërkuar falje për incidentin në parlament./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento