Shqetësimi i Kotzias: Shqiptarët hanë sullfaqe greke e pastaj na shajnë!
06/10/2017 - 13:10

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka deklaruar për tv grek “Star” se ka një paradoks në marrëdhëniet e shqiptarëve dhe grekëve.

Kotzias: Jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks.

Reagimi i tij erdhi pas takimit të Selanikut me homologët nga disa vende të rajonit, ndërsa Kotzias ka shprehur shqetësimin në lidhje me praninë e disa zonave si Igumenica, Parga apo Preveza si zona të Çamërisë në tekstet shkollore shqiptare.

Ai i konsideron si zona të Epirit të Veriut.

“Shteti shqiptar është i bllokuar në perceptimet anakronike, nacionaliste dhe irredentiste,” u përgjigj Zëvendës ministri i jashtëm Amanatidis

Në takimin ministror në Selanik, ku u diskutuan çështjet e energjisë dhe sigurisë, morën pjesë edhe ministrat maqedonas dhe bullgar, përveç atij shqiptar.

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter