Spanja frenon letrën e Serbisë për Kosovën e Katalonjën
09/10/2017 - 22:38

Serbia ka hequr dorë nga letra që e kishte ndërmend t’ia dërgonte Bashkimit Europian ku do kërkoheshin sqarime për Kosovën e Katalonjën.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, deklaroi se arsye përse nuk po e dërgojnë letrën është një kërkesë e vet Spanjës, përcjell KlanKosova.

Megjithatë, Vuçiq tha se nuk do të lejojnë që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me standarde të dyfishta.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter