Surpriza e Daçiç për Erdogan, këndon para tij “Osman Aga” në turqisht
11/10/2017 - 9:24

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç i ka bërë një suprizë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan duke kënduar apara tij këngën e Osman Agës në turqisht.

Festa ishte në darkën e shtruar nga autoritetet serbe për nder të delegacionit turk, të kryesuar nga presidenti Erdogan, të cilët vizituan Serbinë gjatë ditës së djeshme.

Ministri i Jashtëm serb këndoi live para tavolinës së miqve turq, ku ndodhej dhe presidenti Erdogan

Erdogan vizitoi Serbinë gjatë ditës së martë, i shoqëruar nga një delegacion mjaft i madh, ku përfshiheshin një sërë biznesmenësh turq.

Videoja është publikuar edhe nga CNN turk

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter