Vizita - Thaçi niset drejt SHBA, do pritet nga zëvendëspresidenti Michael Pence
28/09/2017 - 19:39

Pas vizitës në Vatikan ku kërkoi njohjen e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi është nisur për një vizitë në Uashington.

Të premten, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti amerikan Michael Pence.

“Kosova është e bekuar me miqësinë tonë të përjetshme me këto dy kryeqendra botërore” shkruan Thaçi në fb.

Në Uashington, Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike, njoftoi zyra e Presidentit të Kosovës në faqen e saj online.

Presidenti Thaçi do të kërkojë edhe përfshirjen e SHBA në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si garanci për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, tha zyra e tij.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter