Kosovë - Thaçi: Raporti i Dick Marty nuk është aksidental, por i motivuar politikisht
09/10/2017 - 11:15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosovën e bën të veçantë në Ballkanin Perëndimor vullneti për ta themeluar Gjykatën Speciale.

“Pritjet për Gjykatën Speciale mund të zbehin sistemin në drejtësinë kosovare dhe atë ndërkombëtare. Në këtë fushatë duhej të përfshihej jo vetëm përfaqësuesi i Gjykatës por edhe institucionet e Kosovës, bota demokratike, por edhe vetë qytetarët”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Shpesh thuhet se në Kosovë qëndron një re e zezë, këtë re të zezë e ka krijuar Serbia dhe askush s’mund ta largojë atë më mirë se kosovarët”, është shprehur ai gjatë panelit Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë.fmotiv

Ai më tej ka folur edhe për raportin e publikuar nga Dick Marti, ku përmendet edhe emri i tij.

“Sipas opinionit të përgjithshëm publik, publikimi i raportit të Dick Martit nuk ka qenë aksidental por i motivuar politikisht”.

“Ky raport është botuar vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2010. Votimi shpejt e shpejt në Këshillin e Evropës nuk ka qenë i rastësishëm”, është shprehur ai.

Sipas tij publikimi i pjesëve të këtij raporti është bërë nëpër mediume ndërkombëtare me ndikim nga oligarkë rusë me ndikim dhe se në Kosovë nuk është kuptuar se pse ka ndodh.

“Raporti është shprehje e mllefit ndaj kontributit të SHBA-së dhe UÇK-së. Ishte shkruar nga një njeri që ishte kundër bombardimeve të NATO-së në Kosovë dhe pavarësisë”.

“Padia nuk ndodhi sepse ai kishte imunitet”, ka theksuar ai.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter