Truproja e Millosheviçit përballë drejtësisë
08/10/2017 - 16:28

Hero për disa, vrasës për të tjerë, truproja e Millosheviqit, i dyshuar për përfshirje, njeriu me një mijë fytyra, boshnjiaku Naser Oriç do të dëgjohet sot në gjykatën e Sarajevës për të vërtetuar nëse është apo jo një kriminel lufte.

Dy klishe në mesin e viteve 2000 përmbledhin kompleksitetin e këtij ish-komandanti të luftës me një portret të bukur, por tashmë shfaqet me flokë të shkurtër dhe të thinjur.

Mbrojtësi i Srebrenicës, heroi i boshnjiakëve myslimanë, shfaqet ende i ri me flokë me një gjatësi mesatare, në qendrën e paraburgimit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës (TPIY) me të akuzuarit e tjerë.

Në mesin e tyre, Sllobodan Millosheviq, lajmëtari i Serbisë së Madhe, mishërim i kauzës që Oriç luftoi.

Në paraburgim diskutonim rreth kësaj periudhe. Pasi ke kohë të mjaftueshme për të biseduar. Kur ndodheni atje, ju qendroni të gjithë sëbashku, si në një shtëpi”, tregonte Oric. Ai sillte gjithashtu në kujtesë Millosheviçin duke i dhënë hua CD dhe kaseta me filma western.

Oriç 50 vjeç u shpall i pafajshëm në apel në 2008, dy vite pas vdekjes në burg të Millosheviqit.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento