Greqi - Vendoset ekstradimi i rusit që akuzohet për pastrimin e 4 mld dollarëve
04/10/2017 - 15:07 Nga: Robert Goro

Një gjykatë në Selanik ka urdhëruar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të një shtetasi rus, që akuzohet për shpërlarje parash.

38 vjeçari Aleksandër Vinik akuzohet nga autoritetet amerikane për shplarjen e 4 miliardë dollarëve përmes platformës elektronike Bitcoin. Sipas akuzës, nëpërmjet kësaj platforme ai legalizonte fitimet e paligjshme të grupeve të ndryshme kriminale.

Procesi në Selanik, që kishte filluar javën e kaluar, përfundoi të mërkurën, me shpalljen e vendimit.

Gjykata ka vendosur që t’u dorëzojë autoriteteve amerikane edhe kompjuterat, tabletat dhe telefonat celularë që iu gjetën Vinikut në momentin e arrestimin.

Aleksandër Vinik u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Atij iu hodhën prangat në muajin korrik në një hotel të zonës turistike Halkidiki.

Para trupit gjykues Vinik i mohoi akuzat dhe kërkoi që mos të ekstradohej.

Tashmë ai do të bëjë apelmi dhe i mbetet Gjykatës së lartë që të vendosë nëse 38 vjeçari rus do të ekstradohet apo jo.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento