Vuçiç: Kosova nuk kishte asnjë shans për UNESCO
05/10/2017 - 17:24

Kosova nuk kishte ndonjë shans për t’u pranuar në UNESCO dhe Interpol, tha sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai  ka shtuar se do të  luftojnë për ruajtjen e kishave, manastireve dhe trashëgimisë kulturore.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kreu i shtetit serb deklaroi se  “natyrisht se kujdesi i tij ishte më i saktë se pretendimet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli”, i cili tha se Kosova i kishte votat e garantuara, transmeton Klan Kosova

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter