Risia - Vuçiç nominon për kryeministre Ana Brnabiç, pjesëtare e komunitetit LGBT
16/06/2017 - 8:46

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nominuar për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiç, pjesëtare të komunitetit LGBT.

Brnabiç po ashtu do të jetë gruaja e parë kryeministre në Serbi.

“Vendosa të propozoj Ana Brnabiç si kryeministre në parlamentin e Serbisë,” u ka thënë gazetarëve presidenti serb Aleksandwr Vuçiç.

Zgjedhja e Brnabiç duhet të kalojë për miratim zyrtar javën e ardhshme në parlamentin e Serbisë.

Vuçiç e quajti këtë vendim si ” vështirë të arritur por në interes të Serbisë dhe qytetarëve të saj”.

Brnabiç është aktualisht Ministre e Administratës publike dhe Pushtetit lokal në Serbi.

Emërimi i saj në postin e Ministres vitin e kaluar u përshëndet nga grupet e të drejtave të njeriut dhe u konsiderua si historike për Serbinë, pasi sipas tyre komuniteti LGBT është përballur shpesh me diskriminim, ngacmim dhe dhunë në këtë vend. /REL/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Close