Maqedoni - Zaev paralajmëron mbështetjen e kandidatëve të BDI-së
24/09/2017 - 15:57

LSDM do të mbështesë kandidatët e BDI-së në ato komuna ku ata vlerësojnë se ata kandidatë kanë treguar rezultate në mandatet e tyre të mëparshme, ose kanë cilësi për ta bërë atë pas marrjes së funksionit të kryetarit të komunës.

Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në interes të gazetarëve rreth marrëveshjes për koalicionim parazgjedhor mes BDI-së dhe LSDM-së.

“Unë pres që ne të futemi në garë si të parët dhe më pas të shohim kush do na mbështesë neve. Në Çair ne qëndrojmë pas ish zëvendësministrit të Arsimit, sepse ai është kandidat i mirë, nuk ka kurrfarë dyshime rreth tij.

Me siguri mbështetje të tillë do ofrojmë edhe në komuna tjera, ku do vlerësojmë se kandidatët për kryetarë komunash janë të mirë, kanë punuar për qytetarët, ose nëse janë të ri, do të punojnë për të gjithë qytetarët, njëjtë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Zoran Zaev, shkruan Alsat-M.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter